Connect with us

DOSSIER

90 vite më parë, 5 milionë të vdekur nga uria në ish BRSS

90 vite më parë, 5 milion të vdekur nga uria në ish BRSS

 Midis viteve 1932 dhe 1933, një zi e rëndë buke goditi zonat kryesore të prodhimit të grurit të Bashkimit Sovjetik dhe shkaktoi vdekjen e një numri të panjohur njerëzish nga uria. Sipas disa historianëve viktimat mund të kenë qënë më shumë se pesë milionë, një tragjedi që Ukraina e përkujton zyrtarisht më 26 nëntor.

Nëntëdhjetë vjet më vonë, historianët janë ende të ndarë për rindërtimin e fakteve: disa akuzojnë Stalinin se ishte ai që e shkaktoi zinë e bukës, duke nisur një luftë të pamëshirshme kundër fshatarëve më të pasur, të cilësuar si armiq të klasës dhe të detyruar t’i dorëzojnë shtetit blegtorinë dhe mjetet bujqësore. Studiues të tjerë vënë në pikëpyetje një sërë faktorësh për të shpjeguar atë që ndodhi.

Sot, shumë në Ukrainë rilexojnë urinë e madhe në dritën e pushtimit rus të vendit. Për qeverinë e Kievit, kjo ështç një mundësi më shumë për të denoncuar atë që Presidenti Zelensky e ka quajtur vazhdimisht “synimin e Moskës për t’i mohuar Ukrainës të drejtën për të ekzistuar”.

Advertisement