Sociale
SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE
Sociale
Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…
Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.
Sociale
Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)
Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.
Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase
Video e derguar nga nje qytetar
Sociale
Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH
Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.
Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.
Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.
Sociale
Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë
Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.
Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.
Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.
Sociale
Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.
‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.
Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.
-
Pinknews9 hours ago
“S’të nxorra unë finalist, ishte vendim i Vëllait të Madh” / Eglës i shpëton goja, ia thotë troç Romeos
-
Pinknews5 hours ago
Hapet KUTIA E PANDORËS/ Cili banor do bëjë kthesën e madhe në lojë?
-
Pinknews9 hours ago
Vetëvrasja e nënës me 3 fëmijët në lumin Bunë, Luiz Ejlli reagon pas ngjarjes së rëndë
-
Aktualitet9 hours ago
“Mesazhe ofenduese dhe tradhti”/ Çfarë u gjet në celularin e Erdgys Arrazit?
-
Aktualitet10 hours ago
Gjetja e katër trupave të nënës me fëmijët/ Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile jep detaje nga operacioni
-
Politike9 hours ago
Këshilli Europian miraton Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Rama: Jemi plotësisht të përgatitur
-
Bota16 hours ago
Moska bën paralajmërimin e fortë: Do godasim objektivat ushtarake britanike nëse…
-
Aktualitet9 hours ago
‘Motra u tërbua kur pa videon e të dashurës 18-vjeçare’/ Trondit vëllai i Alma Arrazit