Connect with us

Politike

Sulmi ndaj Berishën, Meta: Do e marrë vesh kush jemi

Ilir Meta: Nuk ka ç’ndikon më shumë. Kjo vetëm sa në ndërgjegjësoi se armiku i bashkëjetesës është një: Edi Rama. Është zbatuesi më efikas i teorive të Çubrilloviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve përmes spastrimit etnik. Qytetarët janë edhe më të ndërgjegjshëm për t’i dhënë fund këtij regjimi edhe më ë populluar, skizofrenik që edhe në një ditë si kjo guxon të bëjë një provokim të tillë duke menduar se opozita do humbiste qetësinë. Përshkallëzimin e dhunës Edi Rama e meritonte, por shqiptarët nuk e kanë merituar asnjëherë. Edi Rama nuk frikëson asnjë njeri. Mobilizon edhe ata që deri dje ishin indiferentë. Ata që nuk e kishin menduar se skizofrenia mund të arrijë në të tilla nivele. Do e marrë përgjigjen e merituar ashtu siç e ka merituar ai vetë. Nuk kemi çfarë të themi tjetër veçse t’u bëjmë të qartë shqiptarëve që ka bërë ligje mbi kushtetutën që jep urdhër mbi ligjet. Natyrisht për ne opozitarët që e duan këtë vend, si vendin e të parëve. Duhet të përgatitemi për t’i treguar vendin këtij krimineli të marrë peng që kërkon të shbëjë Shqipërinë, shqiptarët dhe t’i përzërë ata se ne jemi një popull shqiponjash. Të jetë i sigurtë që do e mësoj shumë mirë dhe shumë shpejt.

Advertisement