Bota
SHUME ZHURME PER ASGJE, TRUMP KERCENON IRANIN
Presidenti amerikan, Donald Trump tha se po përpiqet t’i japë Iranit çdo shans për të negociuar për paqe “para prerjes së kokës”.
Duke folur me gazetarët, ai u shpreh gjithashtu se ishte shumë krenar “për faktin që do t’u jap njerëzve një shans”.
Sipas Trump, do të kishte “mbetur shumë pak” nëse sulmet do të kishin vazhduar. Presidenti u tha gazetarëve se SHBA-të do ta godisnin Iranin “më fort se çdo sulm që nga Lufta e Dytë Botërore” përpara se ai t’i anulonte sulmet.
“Ky është shansi i fundit që ata të nënshkruajnë një dokument të mirë”, tha presidenti republikan.
Megjithatë, Irani ka mohuar çdo negociatë aktuale me SHBA-në dhe një këshilltar ushtarak i udhëheqësit suprem ka kërcënuar anijet amerikane që marrin pjesë në bllokadën e porteve.
CNN raporton se qëllimi i Teheranit në bisedimet aktuale me Omanin “është të vendosë marrëveshje të përkohshme”, që zgjasin deri në tre muaj, ku Irani mund të kontrollojë një rrugë detare përmes ngushticës së Hormuzit.
Një anije mallrash raportohet se ka humbur energjinë pasi është goditur nga një predhë e panjohur në rrugën ujore herët këtë të martë.
Ushtria Amerikane ka shteruar një pjesë të madhe të rezervave të saj të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe të drejtuara me precizion gjatë luftës pesëmujore me Iranin, thanë për Reuters tre persona të njohur me çështjen, duke ngritur shqetësime në lidhje me gatishmërinë e ushtrisë për konflikte të ardhshme.