Connect with us

Politike

Samiti/ Rama: Shtëpia e shqiptarit është e mikut

Kryeministri Edi Rama përshëndeti liderët europianë që morën pjesë në Samitin e organizuar në Tiranë, me një citat nga Kanuni. “Kodi ynë i parë i shkruar – thotë: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.’- nisi fjalën e tij kreu i Qeverisë shqiptare. Një ditë pas përfundimit të samitit është zbuluar se Rama i ka kërkuar Bashkimit Europian një plan rilindjeje të Europës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Rama siguroi europianët se Shqiptarët kanë besim të lartë dhe nuk janë zhgënjyer kurrë nga BE.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

“Kodi ynë i parë i shkruar – thotë “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. E meqë jemi te çështja e mikut, Zotit dhe besimit, nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë se sa Shqipëria për t’u mbledhur, në këtë moment të veçantë të historisë së Europës.

Kontinenti ynë ka më shumë sesa një Ukrainë, që fle si minë nën shtrojën e truallit të vet. I ka pasur përherë këto mina nën vete dhe e vetmja gjë, që do të parandalonte me siguri katastrofa të tjera, është ripërtëritja e besimit të njerëzve tek Europa e tek fuqia e saj për ta projektuar veten në të ardhmen, si një hapësirë ëndrrash e shpresash të mundura për të gjithë. Afërmendsh Ballkani Perëndimor – dikur i fuçia e barutit e Europës – duhet të jetë në krye të përparësive të një plani europian ripërtëritjeje.

Sipas orakullit të Brukselit, barometrit të BE-së, ky ku keni ardhur sot është vendi më proeuropian i kontinentit tonë. Ne vijmë nga një ferr prej vërteti. E shkuara e Shqipërisë është një paralajmërim i hershëm për të ardhmen e përbashkët të Europës..Nuk ju falënderoj dot mjaftueshëm të gjithëve ju, që kaq shumë e lumturuat sot shtëpinë e shqiptarit, por ama edhe ju, të dashur miq, duhet të jeni shumë të lumtur sot për shtëpinë e Europës së Bashkuar. siç vinte në dukje, gjyshja ime “Fqinj të lumtur, shtëpi e lumtur”. 

Advertisement