Connect with us

Kosova

Planin “franko gjerman” nuk e ndal era e Veriut

Diplomacia perëndimore është e vendosur ta çojë përpara planin për marrëveshje Kosovë-Serbi edhe pse tensionet në Veri dolën në mes të rrugës.  Shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell tha në Bruksel se planin “franko gjerman” tani e mbështesin 27 vende anëtare dhe se duhet të ecën përpara me urgjencë. Diskutime për dokumentin u zhvilluan dje nga Albin Kurti me Esobar dhe Lajcak.

Tani një pengesë e re me emrin Veri u ka dale përpara Uashingtonit dhe Brukselit, teksa po bëjnë përpjekje për të arritur një marrëveshje Kosovë -Serbi. Në selinë e BE’së muajin e kalua kur i bindën palët që të arrijnë një marrëveshje për targat, lehtësuesit konsideruan se e pastruan rrugën për të ecur drejt marrëveshjes së madhe mbi bazën e planit franko gjerman.Tani SHBA dhe BE janë gjetur përsëri në mes të lëmshit për të zgjidhur krizën në Veri, që edhe pse Kosova shtyu zgjedhjet lokale atje, nuk u tejkalua.Por, diplomatët, që kësaj here duken të vendosur t’ia japin njëfarë epilogu telasheve të moçme.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në kulmin e shpërthimit të tij për tensionet në Veri, njoftoi se përpjekjet për marërveshje do të vazhdojnë. Ai paralajmëroi vizitën e dy këshilltarëve të Kancelarit të Gjermanisë dhe Presidentit të Francës të cilët do të shkojnë më 17 dhjetor në Beograd e më pas në Prishtinë, por në Kosovë askush s’ka njoftuar për këtë.

“Do të jenë 4- 5 orë bisedime të rëndësishme dhe deri atëherë do të provojmë të ruajmë në çdo mënyrë paqen dhe do të japim gjithçka nga vetja”, ka deklaruar Vuçiç

Diplomati Borell ndërkaq ka paralajmëruar se plani franko gjerman është emergjenca e ditës

 

Advertisement