Politike
Kuvendi rikthehet në punë/ Deputetët nisin sesionin e ri me himnin kombëtar
Seanca e parë plenare nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, në prani të deputetëve në sallën e Kuvendit.
Rikthimi i deputetëve në Parlament vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa jashtë godinës është paralajmëruar edhe zhvillimi i një proteste qytetare.
Seanca e sotme shënon rikthimin zyrtar të aktivitetit parlamentar, me mazhorancën dhe opozitën që pritet të përballen me një sërë çështjesh të nxehta politike gjatë sesionit të ri.