Politike
Meta “tradhton” Berishën sërish, i shkon për qokë “armikut”
Ilir Meta ka “tradhtuar” sërish aleatin e tij Sali Berisha.
Ai ka qenë i pranishëm në prezantimin e një dokumentari të Ambasadës amerikane për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA.
Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë.
Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.
Dokumentari i 100-vjetorit është një prodhim i përbashkët i TV Klan dhe ambasadës së SHBA.
Dokumentari i plotë do të transmetohet së shpejti në TV Klan, ndaj na ndiqni në vijim për më shumë detaje”, bën me dije Ambasada amerikane.
Kjo është e disata herë që Meta shfaqet në krah të ambasadores amerikane, ndërkohë që Sali Berisha është duke e sulmuar atë me gjithë artilerinë e tij mediatike.