Connect with us

Politike

Topalli: Duan ta vrasin

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ndaj seancës së sotme plenare e cila vijon me debate nga deputetët e Partisë Demokratike për përjashtimin e një pjese të tyre nga grupi parlamentar.

Në një reagim në Facebook, Topalli shkruan se grupet parlamentare nuk i përcakton as mazhoranca e as kryeministri.

Sipas saj, këto lëvizje të mazhorancës kanë qëllim të vrasin opozitën dhe të vijohet me teatrin me deputetët fals.

Postimi i Jozefina Topallit:

Po shoh seancen plenare… Kurre nuk ka ndodhur qe Kryetari i Kuvendit te caktoje se kush eshte grup parlamentar e kush jo; kush eshte ne grup parlamentar e kush jo; kush eshte me PD e kush nuk eshte.

Kush deputet duhet te flase e kush jo;

Seancen parlamentare e drejton vetem Rregullorja e Kuvendit. E rregullorja ka te qarte  si dhe Kushtetuta se maxhoranca nuk cakton opoziten.

E ka te qarte se nje deputet eshte i pavarur kur ai ka deshire te jete i pavarur, e jo kur don Kryeministri apo shërbëtorët e tij .

Nderhyrja e maxhorances per t’i mbyllur gojen opozites eshte gjeja me antodemokratike me qellim vrasjen e opozites e vazhdimin e teatrit me ndonje deputet fals!

 

Advertisement