Lifestyle
Sekreti i vogël për një gjumë të qetë
Dihet se ora biologjike, ose ritmi cirkadian, përcakton disa funksione trupore, si ciklin gjumë-zgjim dhe temperaturën e trupit.
Një nga problemet me të cilat përballen shpesh shumë njerëz është ai i gjumit, i cili sipas ekspertëve mund të rregullohet edhe me dietë përmes sekreteve të vogla.
Prandaj, magnezi, i cili gjithashtu gjendet në arrat dhe perimet me gjethe jeshile përveç çokollatës së zezë, ndihmon qelizat t’i përgjigjen ritmit cirkadian të trupit. “Ora jonë biologjike është një bllok ndërtimi i ekzistencës sonë. Ajo ndikon në çdo aspekt të shëndetit tonë dhe gjithashtu në shfaqjen e sëmundjeve. Dhe sigurisht kjo vlen për të gjitha gjallesat”, shpjegon Dr Gerben van Ooijzen nga Universiteti i Edinburgut.
Kjo rritje dhe ulje 24-orëshe e magnezit është e rëndësishme që qelizat të ruajnë energjinë e tyre gjatë ditës.
Prania e magnezit në qeliza kontribuon edhe në metabolizmin e tyre, apo efikasitetin e tyre në shndërrimin e lëndëve ushqyese në energji gjatë ditës, duke kontrolluar edhe djegien e energjisë, sa herë që ka një nevojë të tillë biologjike.