Connect with us

Pinknews

Puthja e bujshme e Zhaklin Lektarit dhe Kristi Dragot

Krist Dragot Aliaj së fundmi ishte në qendër të diskutimeve të Big Brother VIP Albania.

Gjatë programit Arbana ka shfaqur një foto ku Kristi shfaqet duke puythur Zhaklin Lektarin, e cila është njëkohësisht edhe opinioniste në këtë edicion të dytë.

Gjithsesi Kristi sqaroi situatën, ku u shpreh se kjo foto i takonte së shkuarës.

Ai tha se puthja ka ndodhur në kuadër të një ilustrimi në programin e dashurisë “Love Story”.

Sakaq Kristi tha më tej se ai ka dikë tjetër që e pret jashtë dhe se brenda shtëpisë së BBV nuk ka asnjë synim romantic.

Pjesa nga diskutimi:

Arbana: Opinionistja jonë këtë vit ka një konflikt interesi le të themi me një nga banorët.

Kristi: Po kjo ka një vit, që kur ishim në një emision dashurie.  Ne jemi në marrëdhënie platonike.

Olta: Ua kishe harruar të na i thoshe këtë detaj!

Kristi: Ka ndodhur se në shoë  më thoshin që  unë nuk jam romantike dhe ishte per tu treguar të tjerëve se mund të kemi një marrëdhënie pa komplekse , dhe u çuam dhe bëmë këtë puthje.  Kam një person që me të vërtetë vlen dhe që po më pret, prandaj nuk kam asnjë interes romantik në Big Brother.

Nga ana tjetër, Zhaklina tha se mes tyre ka patur një marrëdhënie të mirë dhe tha se shtysën e parë për puthjen e ka marrë vetë ajo pasi ia kërkoi moderatori i programit të dashurisë.

Advertisement