Sport
Revolucioni i PSG, largohet “truri” i klubit
PSG po përgatitet për një ristrukturim të ri në kupolën drejtuese. Epoka e re ka nisur tashmë dhe shumë shpejt pritet hyrja e investitorëve të rinj (të cilët do të blejnë pak më shumë se 10%), në pritje të inaugurimit të qytetit të ri sportiv, në Yvelines, nga viti 2023.
Vizionar – Sipas mediave franceze revolucioni ka nisur pas Botërorit dhe sot u kuptua se menaxheri i përgjithshëm Jean-Claude Blanc është larguar pas plot 10 vitesh punë. Lideri 59-vjeçar ndaloi ushtrimin e detyrave të tij këtë të hënë te PSG për t’u lidhur me projektin “INEOS”. Kompania prestigjioze petrokimike angleze është gjithashtu pronare e Nice, e cila ka dhënë një sinjal të fortë në Ligue 1 me afrimin e një eksperti siç është Jean-Claude Blanc. Në fakt, te PSG, shumica e vendimeve kishin nevojë për miratimin e francezit, i cili ishte i zoti në menaxhimin e shumë situatave të vështira. Mediat franceze thonë se ishte piëkrisht 59-vjeçari pas projektit ambicioz të PSG për të ndërtuar qytetin e ri sportiv të klubit.