Kosova
Aksidentohet anëtari i ambasadës britanike në Kosovë
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka konfirmuar se një anëtar i stafit të saj është përfshirë në një aksident ditën e sotme teksa ka qenë duke eksploruar malet e Sharrit. Më herët nga autoritetet e Kosovës u dha lajmi se një person ishte aksidentuar në male por pa dhënë detaje për identitetin e tij.
Në njoftimin e publikuar nga ambasada britanike në Kosovë bëhet me dije se anëtari i stafit tashmë po merrte trajtim mjekësor në spital dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.
“Mund të konfirmojmë se një anëtar i Ambasadës Britanike është përfshirë në një aksident në malet e Sharrit. Ai aktualisht është në trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e ambasadës.