✦
Thinking ...
Connect with us

Sport

Skandal në Kategorinë e Parë! Futbollisti tenton të kafshojë kundërshtarin

Një incident i pazakontë ka përfshirë ndeshjen mes Pogradecit dhe Ilirisë, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Futbollisti i Ilirisë, Santiago Selmani, u ndëshkua me karton të kuq pasi tentoi të kafshonte kundërshtarin Mateo Shanaj gjatë një dyluftimi për topin.

Ngjarja ndodhi në minutën e 28-të të takimit, përpara arbitrit Dyrmishi, i cili vendosi të përjashtojë Selmanin nga loja. Ndërkohë, lojtarit të Pogradecit, Shanaj, i tregoi kartonin e verdhë.

Pamjet e incidentit rikthyen në kujtesë episodin e famshëm të Botërorit 2014, kur sulmuesi uruguaian Luis Suarez kafshoi mbrojtësin italian Giorgio Chiellini.

Vendimi i arbitrit shkaktoi tensione në fushë dhe situata u përshkallëzua deri në diskutime për tërheqjen e Ilirisë nga ndeshja. Në fushë ndërhyri trajneri i kësaj skuadre, Dritan Smajlaj, në përpjekje për të qetësuar futbollistët, por edhe ai u ndëshkua me karton të kuq.

Për shkak të tensioneve, takimi u ndërpre për disa minuta dhe rifilloi në minutën e 35-të. Me një lojtar më shumë në fushë, Pogradeci arriti të shfrytëzojë epërsinë numerike dhe fitoi me rezultatin 3-0.

Ky sukses i dha skuadrës pogradecare mundësinë të ngjitet në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

Advertisement