Pinknews
“Mendja më shkon te Roeli”/ Luizi prek me dedikimin për djalin e Shpat Kasapit
Një vit pa Shpat Kasapin. Më 26 nëntor 2025, këngëtari i njohur shqiptar u nda papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe një karrierë të dashur për publikun.
Në këtë përvjetor të trishtë kanë qenë të shumta dedikimet për artistin, por një mesazh i veçantë ka ardhur nga Luiz Ejlli. Përmes një postimi në Instagram, Luizi ka publikuar një fotografi familjare dhe ia ka kushtuar fjalët e tij të birit të Shpatit, Roelit, dhe bashkëshortes së tij, Selvijes.
Duke folur edhe si prind, Luizi shprehet se mendimet e tij shkojnë te vogëlushi, i cili përveç sfidave shëndetësore, duhet të përballet edhe me mungesën e të atit.
“Një vit nga largimi i Shpat Kasapit, si prind mendja më shkon te Roeli i vogël. Një fëmijë që, përveç sfidave që përballon çdo ditë për shkak të situatës shëndetësore, tani po rritet edhe me mungesën e babait”, shkruan Luizi.
Ai i uron vogëlushit një jetë të mbushur me dashuri dhe mbështetje, duke i përcjellë forcë edhe nënës së tij.
Shpat Kasapi ndërroi jetë më 26 nëntor 2025, pas një arresti kardiak gjatë qëndrimit në Itali. Në kujtim të tij, familja ka njoftuar se më 29 nëntor do të organizojë një mbrëmje përkujtimore kushtuar jetës dhe krijimtarisë së artistit.