✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

SERBIA NUK DO VENDOSE SANKSIONE NDAJ RUSISE, ÇUPIÇ KONFIRMON BESNIKERINE NDAJ MOSKES

Serbia nuk ka ndërmend t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht kërkesave dhe pritjeve të Bashkimit Evropian që Beogradi ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit.

Këtë qëndrim e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Alleksandar Çupiq, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, duke sinjalizuar se Beogradi do të vazhdojë politikën e ndjekur deri më tani nga Alleksandar Vuçiqi ndaj Moskës.

Gjatë intervistës, Çupiq shprehu pakënaqësi për atë që e konsideroi tolerim nga ana e Brukselit ndaj veprimeve politike të Vuçiqit, por njëkohësisht përsëriti se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për sanksionet kundër Rusisë.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur se brenda Bashkimit Evropian ekziston mirëkuptim për vendimin e Beogradit që të mos i bashkohet masave ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës.

Qëndrimi i përsëritur nga Çupiq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar kursin e saj ndaj Rusisë, pavarësisht synimit të deklaruar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Beogradi vazhdon të mbajë një politikë të dyfishtë, duke shprehur përkushtim për integrimin evropian, por duke refuzuar harmonizimin e plotë të politikës së jashtme me atë të BE-së, veçanërisht sa i përket sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës

Advertisement