Kosova
Plagosja e serbëve nga shqiptari, Varhelji: Jam i tronditur
Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelji, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpce. Përmes një postimi të bërë në “Twitter”, ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.
‘Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë’, nënvizoi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.
Kujtojmë se dy kushërinjtë serbë Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar nga një shqiptar, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës dhe mbanin pemën e Krishtlindjes, kur sulmuesi hapi zjarr ndaj tyre.