Connect with us

Kosova

Paketa diplomatike viziton Prishtinën

Këtë të premte në Prishtinë, e më pas në Beograd, mbërrin një paketë e plotë diplomatike me pesë ndërmjetës nga BE-ja dhe SHBA-ja, me qëllim avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, misari special i BE-së, Miroslav Lajcak do të shoqërohet nga këshilltari i presidentit francez, i angazhuar për dialogun, këshilltari i kancelarit gjerman, këshilltari i kryeministrit të Italisë dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Vizitat e përfaqësuesve tanë është në kuadër të tentimeve për të përparuar dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Lajçak në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe në Beograd me presidentin Aleksandër Vuçiç, ku do të diskutohen hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë” – tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Advertisement