Connect with us

Kronike

Ndihmuan atentatorët e ish prokurorit Ndoja, SPAK urdhër arreste

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj duket se ka qenë i mirëorganizuar pasi të përfshirë kanë qenë edhe anëtarë të bandës së Durrësit. Burime për ntv.al bëjnë me dije se janë Akil Nerjaku, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhiaj dhe Marsel Decka, për të cilët u lëshuan urdhër arreste nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Emrat e tyre dolën nga një bashkëpunëtor i drejtësisë që dyshohet të jetë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se anëtarët e bandës së Durrësit siguruan kushte dhe mjete për atentatin.

Urdhër arrestet u lëshuan pas operacionit  ditën e djeshme në banesën e Ramazan Rrajës. Nga 5 emrat, vendimi u ekzekutua për Akil Nerjakun që i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës. Plarent Dervishaj rezulton në kërkim për një tjetër çështje, ndërsa dyshohet se ndodhet në Dubai. 3 emrat e tjerë nuk dihet ende se ku ndodhen.

SPAK dje urdhëroi edhe shoqërimin e Ramazan Rrajës, por gjatë kontrollit nuk u gjet në banesë. SPAK akoma nuk ka bërë njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin në fjalë.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja
Në vitin 2019 një atentat iu bë ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur. Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Nwn akuzë për atentatin ndaj Ndojës janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.

SPAK lëshoi sot urdhër arresti për të, kush është Bashkim Haxhia, i shpëtoi super atentatit në 2019-n! I dënuar për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge

Një prej personave për të cilët SPAK ka lëshuar sot urdhër arrest është edhe Bashkim Haxhia. Ai është një personazheve më të njohur të botës së krimi. Ai ka qenë njeriu i vetëm i arrestuar nga policia në ngjarjen e atentatit me armë ndaj tij, Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçe, të cilit i shpëtoi mrekullisht.

Haxhia ndërkohë njihet si pjesë e grupit famëkeq  të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, si edhe anëtar i bandës së Durrësit.

Haxhia është ekstraduar disa vite më parë nga Italia, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 20 vite burgim  me akuzën për vrasje, katër rrëmbime dhe grabitje. Ai po ashtu është hetuar nga drejtësia e vendeve fqinje, me akuzën për shpërndarje droge dhe trafik prostitucioni

Sot 5 urdhër arrestet nga SPAK për emrat e njohur të botës së krimit, si ndodhi atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

SPAK lëshoi 5 urdhër arreste për emrat e njohur të botës së krimit që dyshohet se kanë gisht në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit u bë atentati ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezultoi në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurorit Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet. Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private. Në spital humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç, i cili kishte marrë një plumb në gjoks dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që së fundi e kishte ndryshuar emrin në Aleksandër Laho, morën trajtim në spitalin e Durrësit dhe nuk morën lëndime që i rrezikonin jetën. Nën akuzë për atentatin ndaj ish prokurorit janë Redjan Rraja dhe Ariol Halili.

Kush është Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës! U arrestua në Dubai por u la i lirë, në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames

1674206287_jhgj.pngPlarent Dervishaj, anëtari i bandës së Durrësit, ka një tjetër urdhër arresti nga dita e sotme. Ai është në kërkim edhe për vrasjen e Vajdin Lames. Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës dhe një prej personazheve kryesore të Bandës së Durrësit.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai, por u la i lirë, pas shpalljes së tij në kërkim pas rrëfimit të dëshmitarit të drejtësisë Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut. Në këtë vrasje, Reçi ka treguar se e ka kryer së bashku me Indrit Taullaun dhe Plaurent Dervishajn. Ndërsa sipas Luftar Reçit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reçit

Atentati ndaj Arjan Ndoj, 5 emrat e botës së krimit për të cilët u lëshua urdhër arresti nga SPAK dyshohet se siguruan mjete për vrasjen

1674207180_arjanndoja.JPGEmrat e njohur të botës së krimit për të cilët u lëshua masë arresti pas operacionit në banesën e Ramazan Rrajës janë Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhiaj, Marsel Decka dhe Akil Nerjaku. Ata dyshohet të kenë gisht në atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndojës pasi siguruan kushte dhe mjete për vrasjen.

Kush është Akil Nerjaku që u arrestua gjatë kontrollit në banesën e Rrajës, si i shpëtoi atentatit me snajper në 2022

Akil Nerjaku, i cili  vu në pranga ditën e djeshme gjatë kontrollit të banesës së Ramazan Rrajës, ishte shënjestër e një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, por që arriti t’i shpëtojë pa lëndime. Rreth orës 12:00 të 12 shtatori në lagjen numër 13 në rrugën ‘Pavarësia’ u qëllua një herë me snajper në drejtim të një automjeti në pronësi të një 52-vjeçari me banim në Maqedoninë e Veriut.

Në të njëjtin moment dhe në të njëjtin vend ku ishte parkuar makina, ishte duke lëvizur me automjet Mercedez Benz një person me precedentë të theksuar kriminal, Akil Nerjaku që ishte nën shoqërinë e nipi i një ish-ministri të Partisë së Lirisë.

Arrestohet me urdhër të SPAK Akil Nerjaku, i shpëtoi atentatit me snajper në Durrës më 12 shtator 2022

1674203889_ca4fdb613554463ea4d88aa3bf300f0d1.jpgAkil Nerjaku, i njohur si i përfshirë i bandës së Durrësit është arrestuar me urdhër të SPAK gjatë ditës së djeshme kur u ushtrua kontroll në banesën e Ramazan Rrajës. Nerjaku ishte shënjestra e një atentati me snajper në Durrës në shtator të vitit 2022 që nuk la asnjë të lënduar.

Kronike

Mbytja e nënës me fëmijët/ Bashkëshorti pjesë e grupeve kriminale? Zbardhet dëshmia e nënës së Endri Mustafës

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme ngjarjen tragjike në Shkodër, ku një nënë u mbyt në ujërat e lumit bashkë me tre fëmijët e saj.

Pjesë nga dokumentari:

Por a kishte frikë Alma të denonconte bashkëshortin e saj dhe pse nuk e bëri një gjë të tillë kurrë? Përse nuk u adresua ajo në policinë e Shkodrës për ndihmë apo në një organizatë jo qeveritare? Apo druhej nga fakti që bashkëshorti dhe vëllai i tij ishin të lidhur me kultivimin e bimëve narkotike në zonë dhe me policinë e rrethit dhe kallëzimi i saj do të binte në vesh të shurdhër. Vetë motra e Alma Arrazit në një dalje televizive për një nga mediat në Tiranë, ka treguar detaje rrëqethëse mbi muajt e fundit të jetës së saj bashkëshortore, ku thotë se Alma dhe fëmijët kishin arritur deri aty sa nuk kishin bukë për të ngrënë në shtëpi. Kjo pasi Ergdysi, paratë që kishte i shpenzonte me të dashurën disa vite më të re.

 

 

“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka dhe darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës dhe fëmijëve të motrës time”, rrëfen motra e Almës. Por sa të vërteta janë këto akuza apo pretendime mbi keqtrajtimin që kunati i saj i bënte motrës, kjo mbetet pjesë e një hetimi të thelluar.

Ku tashmë Ergdys Arrazi është lënë në masën e arrestit me burg nga Gjykata e Shkodrës në akuzën për ‘Shkaktim të vetëvrasjes’ që në rastin më maksimal vlerësohet në një dënim prej 7 vitesh heqje lirie. Prokuroria do të duhet të shikojë edhe për rrethana të tjera që kanë lidhje me ngjarjen. E cila duhet thënë se zhvillohet edhe më së shumti gjatë kohës që në banesën e përbashkët kthehet nga burgimi, Edison Arrazi, vëllai i Ergdys Arrazit. Një pistë e cila mund të përjashtohet, por që nuk mund të lihet asesi jashtë vëmendjes edhe për shkak të rekordeve kriminale që mbartin me vete dy vëllezërit.

Dhe sidomos pyetjes cila është e shkuara e 31-vjeçarit, Ergdys Arrazi, babait dhe bashkëshorti i cili sot mbahet i ndaluar në masën e sigurimit me burg për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre? Cilat janë ngjarjet ku ai është përfshirë? Emri i Ergdys Arrazit për herë të parë, u bë i  njohur për opinionin publik në vitin 2021. Në atë kohë, vëllai i tij Edison Arrazi, u ndalua nga Policia e Shkodrës, si i lidhur me vrasjen në këtë qytet të Endri Mustafës. Viktima ishte një fajdexhi i njohur, i cili u gjet i vrarë në zonën e Livadheve më datë 17 Maj 2021, vetëm pak metra larg banesës së tij, i ekzekutuar me një plumb në kokë, dhe dy të tjerë në trup. 32-vjeçari, babai i tre fëmijëve, fillimisht ishte raportuar i zhdukur në polici nga bashkëshortja e tij.

Ku familja Mustafa, ndryshe nga hetimet e prokurorisë, që zbuluan si urdhërues të vrasjes Ibrahim Licin, dhe si ekzekutues Ergys Maljan, hodhi akuza të forta ndaj vëllezërve Arrazi dhe midis tyre edhe Ergdysit, të cilët sipas tyre ishin vrasësit e vërtetë të njeriut të tyre, të paguar nga Astmer Bilali, një tjetër i fortë në Shkodër.

Këtij versioni, nëna e viktimës, në këtë rast Endri Mustafës, i qëndroi edhe në vazhdim, ku tha se bashkë me Ergys Maljan, në ekzekutim kishin marrë pjesë edhe vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. “Ajo që mund të them është se autorët e vrasjes së djalit tim, Endri Mustafa, përveç Ergys Maljas, i cili e ka nxjerrë në pritë, janë edhe Edison Arrazi i njohur si ‘Coli’ dhe vëllai i tij Ergdys Arrazi, të cilët ekzekutimin e kanë kryer me urdhër të shtetasit Astmer Bilali. Kjo pasi Ergys Malja ka patur shumë hyrje-dalje tek familja Bilali, e cila jeton shumë pranë tyre”, ka dëshmuar Fahrije Alija.

Nëna e Endri Mustafës tha më tej se djali i saj kishte shumë shoqëri me vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi, të cilët ishin edhe njohje e Astmer Bilalit, që njihet si një person i rrezikshëm në Kiras. Por nëna e Endri Mustafës, nuk dha ndonjë mendim të qenësishëm pse ajo mendonte që vrasësi i të birit ishte Astmer Bilali, dhe jo Ibrahim Lici, siç tregoi për hetuesit, Ergys Malja.

“Endri ka punuar që 18 vjeç dhe është munduar gjithmonë të bëjë mirë për familjen dhe shoqërinë. Së fundmi, ai merrej me fajde dhe u jepte para borxh njerëzve dhe kështu siguronte të ardhura. Ai ka patur shumë shokë dhe njohje, si vëllezërit Edison dhe Ergdys Arrazi. Në dijeninë time, ai nuk ka patur konflikt me njeri. Me Ergys Maljan, nuk ka patur ndonjë afrimitet, pasi ai ka qenë sa gjysma e moshës së tij”, thotë ajo.  Grupi hetues, pyeti si person që mund të kishte dijeni për ngjarjen edhe shtetasin Edison Arrazi, i cili akuzohej direkt nga nëna e Endri Mustafës, si vrasës i të birit. Por ai mohoi që të kishte lidhje me ngjarjen, duke nxjerrë alibi faktin që atë mbrëmje kishte qenë në banesën e tij.

“Shtetasi Edison Arrazi, që akuzohet nga shtetasja Fahrije Alija, se ka qenë ai që shoqëruar djalin e saj Endri Mustafa ditën e ngjarjes për në zonën e Livadheve, si dhe ka marrë pjesë në vrasjen e tij, për llogari të shtetasit Astmer Bilali, i ka mohuar këto akuza. Ai sqaron se nuk e njeh shtetasin Ergys Malja, si dhe natën e ngjarjes, pas orës 22:00, ai ka qenë në shtëpinë e tij. Dhe se me Endri Mustafën ka patur njohje rreth 6 muaj përpara ngjarjes, kur Endri ka blerë një tokë në zonën e Bypass-it, pranë një sipërfaqeje së tij të tokës. Duke qenë se në tokën e tij ka patur të hedhura inerte, në biseda e sipër, Endri i ka kërkuar t’i hidhte inerte edhe në tokën e tij, për ta ngritur në nivelin e rrugës. Pra, njohja dhe lidhja e tij me Endrin, ka qenë kryesisht kur ai shkonte tek toka”, thuhet në dosjen hetimore.

Të njëjtin qëndrim me vëllain e tij, mbajti edhe Ergdys Arrazi, i cili jashtë Gjykatës së Shkodrës, tha se vëllai i tij Edisoni, natën kur Endri Mustafa mendohet se është ekzekutuar ka qenë në banesë.  Ndërsa droga që thuhet se iu gjet atij në banesë, sipas Ergdysit në fakt u gjet magazinë që është larg banesës së tyre. “Vëllai im nuk ka lidhje me atë vrasje, as me drogën që policia thotë se ka gjetur. Atë natë ai ka qenë në banesë dhe nuk ka lëvizur që aty”, thotë Ergdys Arrazi. Vetëm disa kohë pasi u ndalua nga policia Edison Arrazi u cilësua nga drejtësia i pastër në lidhje me vrasjen e Endri Mustafës. Por ai vuajti dënimin në Burgun e Fushë-Krujës, për sasinë e drogës së gjetur në banesës gjatë kontrollit.

Ndërkohë që grupi hetues krijoi besimin e arsyeshëm se organizator dhe vrasës i Endri Mustafës, ishte Ibrahim Lici, i cili thuhet se pati si bashkëpunëtor në këtë vrasje, Ergys Maljan, kjo e konfirmuar sipas grupit hetues edhe nga provat biologjike të gjetura në vendngjarje. Por për t’iu kthyer ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së Almës dhe tre fëmijëve të saj, a mund të mbyllet këtu kjo histori pa një hetim të thelluar. Një klithmë për ndihmë ku shoqëria ka rolin e vetë të munguar. Ku mësuesit nuk bëjnë rolin e tyre në shkolla. Ku psikologët  nuk janë të aftë të kuptojnë problematikat që sjell një fëmijë nga familja e tyre. Ku roli i shërbimit social është i padukshëm. Apo ku policia mbështet të fortët dhe roli I tyre në terren është ekzistent. A do jetë rasti i Almës dhe tri fëmijëve të saj, momenti kur si shoqëri do të duhet të ndalemi dhe ti bëjmë pyetje vetes, ku po shkojmë? Sepse akti i Almës nuk ishte një ndëshkim për bashkëshortin e saj, por edhe për një shoqëri që nuk denjoi të dëgjojë klithmën e saj për ndihmën. Dhe këtu ndoshta duhet të ndihemi të gjithë fajtorë nga i pari te i fundit. Dhe të mos fusim kokën në rërë si struci, port të mendojmë për krizën e thellë të amoralitetit ku kemi hyrë si shoqëri.

Continue Reading

Kronike

U la në burg për vrasjen e çiftit në Dropull, avokati i Mastoras kërkon masë më të lehtë sigurie

Avokati i 59-vjeçarit Thoma Mastora, autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit Ilia në Dropull, ka folur për mediat pas vendimit “burg pa afat” të caktuar nga Gjykata këtë të mërkurë. Avokati Jorgo Kasapi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet që u raportuan më herët se Mastora është i sëmurë mendor. Ai pretendon se Mastora nuk ka lidhje me ngjarjen, por nga hetimet e policisë janë gjetur prova që e implikojnë këtë të fundit në rastin në fjalë.

Si ndodhi vrasja e çiftit Ilia

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte të mëparshme mes autorit dhe viktimave. Kleoniqi Alia, 88-vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël. Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 persona.

Continue Reading

Kronike

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, burg për autorin e dyshuar Thoma Mastora

DROPULL- 

Vendimi i Plotë:

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora 15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi: 1. Vleresimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale. 3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi. 4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

Continue Reading

Kronike

Grabiti një shumë të konsiderueshme parash nga dy pacientë në spital, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, nën akuzën e grabitjes. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.M, i cili sipas njoftimit të policisë ka grabitur dy celularë dhe një shumë të konsiderueshme parash nga dy pacientë në spitalin rajonal të Dibrës.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar tashmë Prokurorisë në Dibër.

Continue Reading

Kronike

Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44-vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë në Belgjikë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë.

Pas rreth një jave në koma, shqiptari 44-vjeçar ka humbur betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.

44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, që rezultuan edhe fatale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit, teksa deri më tani janë shoqëruar 14 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni me ngjarjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi vëllai i Agustin Kazës, Martin Kaza akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.

Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING