Connect with us

Kosova

“Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të autonomisë për Veriun”

Njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe Hulumtuesi në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less në një intervistë ka thënë se viti 2023 do të jetë viti kur Kosova do të arrijë momentin e së vërtetës.

“Një skenar përfshin një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës në të cilën e para njeh të dytën – fillimisht praktikisht dhe më vonë formalisht – në këmbim të autonomisë për veriun e Kosovës. Diplomatët amerikanë dhe evropianë janë fuqimisht në favor të kësaj”, thotë Less.

Sipas tij, Qeveria në Beograd mund të përfundojë se një marrëveshje e tillë është më e mira për Serbinë, “ngjashëm Qeveria në Prishtinë mund të konkludojë se dhënia e autonomisë serbëve është një çmim që ia vlen të paguhet për t’i mundësuar asaj të nis ofertën e saj për anëtarësim në BE”.

Skenari i dytë, shton ai, nënkupton se Prishtina vazhdon politikën e saj ekzistuese të përpjekjes për të integruar veriun në pjesën tjetër të Kosovës, duke shpresuar se Perëndimi do ta pranojë atë.

“Në këtë rast, Serbia do të jetë nën presion për të shkëputur veriun e Kosovës si një mënyrë për të garantuar sigurinë e serbëve, fillimisht duke rivendosur barrikadat dhe duke shpresuar se Perëndimi do ta pranojë atë”, shtoi ai.

Ndryshe, këtë javë Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian, Gabriel Escobar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jens Plotner nga Gjermania, Emmanuel Bonne nga Franca dhe Francesco Talo nga Italia takojnë Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç-in për të bërë një pyetje të vetme: A e pranoni propozimin?

Albanian Post nga burime diplomatike ka kuptuar se ky takim fundjanari është “Make It or Break It”, sepse status-quoja mes dy vendeve është luks që s’e ofron dot Evropa në këtë pranëvjetor të një lufte brenda kontinentit – asaj mes Ukrainës e Rusisë.

“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha edhe Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit në intervistën e tij të fundit për Radio Evropa e Lirë.

Chollet që edhe vetë ishte në Prishtinë e Beograd ditë më parë, pohoi se nga takimet që ka pasur në dy kryeqytetet “mendojmë se këto kompromise janë të mundshme”.

Advertisement