Bota
E rëndë në Itali/ 18-vjeçari shqiptar masakrohet me thikë
Një 18-vjeçar shqiptar është sulmuar me thikë në kopshtet e Ceppo në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në tetor por sot është bërë i mundur arrestimi i autorit 25- vjeçar në Spanjë. Ky i fundit ka sulmuar adoleshentin shqiptar duke e goditur disa herë me thikë në trup. Shqiptari shpëtoi mrekullisht falë ndërhyrjes së menjëhershme të urgjencës dhe operacionit të mëvonshëm që i ishte nënshtruar në spitalin e Pratos.
25- vjeçari rezulton me precedentë për disa vepra penale. Gjatë kohës që kërkohej nga policia italaine lidhur me ngjarjen, 25- vjeçari fshihej në një qytet të vogël në Spanjë, rreth 70 km nga Barcelona. Në përfundim të procedurave ndërkombëtare, i arrestuari do të ekstradohet drejt Italisë.