Thinking ...
Connect with us

Kosova

“Ruani qetësinë”/ Hashim Thaçi mesazh të ndjerë për suportuesit e tij

Një ditë pas dënimit me 25 vite burg nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përcjellë mesazhin e tij të parë publik përmes avokatit Luka Mišetić.

Në një postim në rrjetin social “X”, Mišetić bëri të ditur se Thaçi ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë për solidaritetin pas shpalljes së aktgjykimit. Përmes avokatit, Thaçi u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve të Kosovës që të ruajnë qetësinë pas vendimit të gjykatës.

Në mesazhin e përcjellë nga Mišetić, Thaçi shpreh mirënjohjen për mbështetjen që, sipas tij, ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë marrë nga qytetarët e Kosovës dhe jashtë saj.

Ndërkohë, avokati ka konfirmuar se ekipi mbrojtës do ta apelojë vendimin pranë Panelit të Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas mbrojtjes, ankimi do të mbështetet në pretendimin se gjatë procesit janë bërë gabime të rëndësishme ligjore dhe faktike, të cilat, sipas avokatëve, kanë ndikuar në drejtësinë e procesit gjyqësor.

Vendimi ndaj Thaçit është i shkallës së parë dhe do t’i nënshtrohet tashmë shqyrtimit në instancën e apelit.

Advertisement