Connect with us

REAGIM

‘Shpërthen’ Korreshi: Palaço kryeministër, që sot u kthyet në palaço qeveri

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të përjashtuar për 10 ditë nga seancat plenare Sali Berishën, Flamur Nokën, Edi Palokën, Edmond Spahon dhe Belind Këlliçin.

Ai tha se përjashtimi i deputetëve për një periudhë 10 ditore nuk i mbyll gojën opozitës, ndërsa shtoi se nga sot Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla janë kthyer në Palaço.

“Nuk mund t’ia mbyllë gojën opozitës me përjashtimin e disa deputetëve. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri”, tha Korreshi.

Kv vendim ka ardhur pas debateve dje në sallën e Kuvendit, ku Berisha bashkë me deputetë të tjerë opozitarë bllokuan foltoren.

Advertisement