Connect with us

Kronike

E rëndë/ Bie nga lartësia, ndërron jetë punëtori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë.

Një 53-vjeçar ka hum bur jetën, teksa ishte në orar pune.

Uniformat blu bëjnë me dije se se viktima me iniciale K.D dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia ku ishte duke punuar.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement