Ekonomi
Një prej gjigandëve aziatikë të industrisë së automobilëve në Shqipëri/ 2 mijë vende të reja pune deri në fund të 2021
/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në një tjetër fabrikë të re për industrinë e automobilëve e cila hap së shpejti dyert e saj falë investimit të kompanisë japoneze Sumitomo, një prej gjigandëve aziatikë të kësaj industrie.
Kryeministri Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vizituan sot nga afër ambientet e kësaj kompanie e cila është e vendosur në Bathore, Tiranë.
“Jo vetëm vende të reja pune (afro 2000 të tilla deri në fund të vitit 2021 dhe deri ne 5000 në vijim) dhe paga me perspektivë rritjeje të lartë, por edhe një konfirmim i rëndësishëm i potencialit të Shqipërisë, si një vend i duhur për zgjerimin e investimeve në këtë industri me rëndësi të madhe në çdo aspekt”, tha Rama.
Duke folur me përfaqësuesin e kompanisë, Rama e siguroi atë se “jemi në dispozicion që nëse dëshironi të zhvilloheni në prona publike”. “Duhet të filloni që tani, pasi ka disa procedura dhe është e rëndësishme të fillojmë që tani me Ministren e Financave”, tha Rama.
Ai i siguroi se “në Shqipëri do të paguajnë shumë më pak taksa se sa në Japoni, shumë më pak se sa në Itali, dhe shumë më pak taksa se në të gjitha vendet e tjera”.
Ndërkohë ministrja Denaj u ndal te lehtësitë fiskale dhe uljen e tatim fitimit për sektorin automotiv. Ajo shprehu bindjen e kompania do të jetë promotor shumë i mirë i të gjithë investitorëve të huaj në Shqipëri.