Connect with us

Lifestyle

A është stresi ngjitës?

Ankthi, është një gjendje që shkakton stres fizik, psikologjik ose emocional, është diçka që shumica e njerëzve e përjetojnë në një moment të jetës së tyre.

Megjithatë, a është “ngjitëse”? A mund të transmetohet nga një person tek tjetri?

Ankthi mund të jetë ngjitës, sipas një studimi të vitit 2014 i publikuar në revistën Psychoneuroendocrinology.

Shkencëtarët e atij studimi arritën në përfundimin se të shohësh një njeri tjetër në gjendje stresi mund të shkaktojë çlirimin e kortizolit, i njohur edhe si “hormoni i stresit”, si një reagim i trupit. Ky fenomen, i quajtur “stresi empatik”, priret të jetë i zakonshëm në rastet e njerëzve të dashur në gjendje stresi, por mund të shfaqet edhe në rastin e një të huaji që vuan.

Sipas një analize të vitit 2013 në Current Biology, emocionet mund të transferohen nga një person tek tjetri përmes të ashtuquajturave “neurone pasqyrë”, qelizat e trurit që aktivizohen kur shohim dikë të bëjë diçka specifike. Praktikisht, kjo do të thotë që nëse, për shembull, dikush e sheh personin përballë tij të lodhur, ai mund të fillojë të ndihet i lodhur vetë. E njëjta gjë vlen edhe për ankthin, pasi gjendja e të sëmurit adoptohet në mënyrë të pavullnetshme.

“Nëse dikush i zë paniku, ai është në gjendje stresi. Paniku mund të transmetohet në komunitet, ashtu si frika apo ankthi, pavarësisht nëse ka një arsye për të”, shpjegon Joe Herbert, profesor i neuroshkencës në Universitetin e Kembrixhit.

Stresi si mjet mbijetese

Siç thotë ai, transmetimi i emocioneve është një mekanizëm i rëndësishëm mbijetese. “Aktivizon një përgjigje te të tjerët që mund të ndihmojë në zgjidhjen jo vetëm të një problemi personal, por të një të përgjithshëm,” vëren ai.

Ky transmetim i ndjenjave është një energji e nënndërgjegjeshme, sipas Perot, dhe nuk është një karakteristikë ekskluzive njerëzore. “Kafshët e tjera mund të perceptojnë emocionet e individëve të llojit të tyre. Për shembull, minjtë që shohin minjtë e tjerë duke kaluar një përvojë stresuese tregojnë një rritje të niveleve të hormoneve të stresit, edhe nëse nuk e përjetojnë drejtpërdrejt përvojën,” thotë ai.

Hulumtimi i vitit 2014 tregoi se stresi mund të jetë ngjitës. Nga ana e tij, Herbert konsideron se “çelësi” është të shihet stresi i ndarë në dysh: Stresi është i jashtëm ose i brendshëm. Për shembull, një problem financiar ose një sëmundje. Reagimi ndaj stresit është se si çdo person reagon, emocionalisht, por edhe fiziologjikisht (hormonet, presioni, etj.).

Advertisement