Connect with us

Rajon

Vuçiç i varur nga predhat e Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas fjalimit të presidentit rus, Vladimir Putin, citohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass të ketë thënë se ai pret që situata në Ukrainë të ndryshojë në ditët e ardhshme.

“Nga deklaratat e presidentit rus Putin, duket qartë se ai do të vazhdojë të bëjë një luftë shumë intensive në Ukrainë dhe ky pozicion, ose thënë ndryshe, përshkallëzimi i konfliktit, do ta komplikojë edhe më shumë situatën e Serbisë, si politikisht, ushtarakisht dhe në të gjitha aspektet e tjera” – Deklaroi presidenti serb

“Kjo është ajo që ne prisnim dhe pres që brenda një dite të shohim dy-tri ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës dhe ndryshime serioze në veprimet e mëtejshme politike ndaj Serbisë nga ana e Perëndimit” –theksoi Vucic

Advertisement