Connect with us

Kronike

E rëndë/ Përdhunuan të miturën në grup, arrestohet shqiptari i tretë

Tre shqiptarë janë ndëshkuar nga drejtësia italiane, pasi akuzohen se kanë përdhunuar në grup një vajzë të mitur. Mediat italiane shkruajnë se së fundmi është vënë në pranga dhe i akuzuari i tretë, i cili kishte arritur të arratisej drejt vendlindjes pas ngjarjes së rëndë.

Ka qenë vetë e mitura që ka denoncuar rastin e rëndë në vitin 2017, kohë kur edhe kishte ndodhur përdhunimi. E mitura ka treguar se është takuar me tre burrat shqiptarë që më pas e kanë çuar në një vend të izoluar dhe e kanë përdhunuar nën kërcënimin e armës.

Dy nga përdhunuesit kanë rënë në pranga që në kohën kur ndodhi rasti i rëndë, në vitin 2013. Ndërsa i treti u arratis drejt Shqipërisë. Me rikthimin e tij në Itali, u bë i mundur dhe arrestimi.

Advertisement