Connect with us

Kosova

Njohja e Kosovës me shkop dhe karotë

Analisti amerikan: Biden do detyrojë Beogradin ta njohë Prishtinën – Drejtori i Qendrës për Paqe dhe Liri në Institutin e Pavarur në Washington, Ivan Eland, thotë se administrata e presidentit amerikan do të përdorë politikën e “karotës dhe shkopit” në mënyrë që, Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

I pyetur nëse administrata Biden mund të formulojë një zgjidhje që do të kënaqte Kosovën dhe Serbinë, Eland tha se presidenti amerikan është shumë më tradicionale në mbështetjen e tij për NATO-n, sesa administrata e ish-presidentit Donald Trump, dhe vlerësoi se, për rrjedhojë, nuk ka gjasa që Biden të revokojë rezultatet e triumfit të Aleancës Veriatlantike në ndërhyrjen ushtarake në Kosovë gjatë vitit 1999.

“Administrata e Joe Biden do të përdorë politikën ‘karotës dhe shkopit” për ta bërë Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës. Me fjalë të tjera, që të dyja palët të respektojnë kufijtë dhe simbolet shtetërore dhe që Serbia të mos lobojë që Kosova të mos anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, por nuk do ta njihte Kosovën si shtet”, tha Eland I cili gjithashtu pretendoi se Prishtina tashmë është pajtuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa kompetenca shtetërore, “por vetëm pasi Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës, të cilën Serbia e refuzoi”.

Advertisement