Connect with us

Kosova

Dialogu/ Nicholas Abbott mbështet angazhimin e Kurtit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, deklaroi të se shteti i tij e mirëpret angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që propozimi i dialogut të diskutohet në takimin e nivelit të lartë, të hënën më 27 shkurt.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se në përvjetorin e parë të pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, është e rëndësishme që të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Evropë.

Ai theksoi se Kosova ka rol të rëndësishëm për të luajtur duke u angazhuar në mënyrë konstruktive dhe duke bërë kompromiset e nevojshme që i mundësojnë përparimin.

“Më 17 shkurt, si aleat i palëkundur, iu bashkuam Kosovës në festimin e 15 vjetorit të pavarësisë. 15 vjet pas pavarësisë, Kosova ka mundësinë të bëjë progres në integrimin ndërkombëtar, zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin e një shteti të begatë. Negociatat e suksesshme do ta krijojnë atë të ardhme”, ka përfunduar ambasadori Abbott.

Advertisement