Connect with us

Rajon

I dehur në timon, kamionisti shqiptar terrorizoi këmbësorët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Volos, ku protagonist është bërë një shqiptar. Një shofer kamioni 45-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke shkaktuar terror tek këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Sipas informacioneve, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe fatkeqësisht ka rënë në një bllok trafiku. I dehuri nuk ka pranuar kontrollin e policisë, ndërsa ka kundërshtuar urdhrin për të bërë testin e alkoolit. Tashmë ai ndodhet pas hekurave

Advertisement