Pinknews
Në 26 vjetorin e saj të lindjes, Fatma Methasani merr propozimin që të gjitha vajza e ëndërrojnë
Në ditën e saj më speciale moderatorja, Fatma Methasani ka marrë propozimin më të bukur. Partneri dhe babai i vogëlushit të saj, Alfio Rrotani mbrëmjen e djeshme i ka përgatitur propozimin më romantik për martesë.
Pas festës së organizuar për ditëlindjen e saj, Alfio i ulet në gjunjë në një ambient të mbushur me petale trëndafili dhe me unazën në duar e pyeti:” A do të martohesh me mua?”
Ajo i është përgjigjur “Po” para të gjithë të pranishëmve në festë, të cilët duhet të fillojnë pak nga pak të përgatiten për dasmën e çiftit.
Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah.
orartv/
Pinknews
‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur
Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.
“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”
Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.
Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.
Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!
“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.
Pinknews
Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin nuk i shpëtoi pyetjes për spektaklin e Big Brother VIP3, ku djali i tij, Arbri është opinionist.
I pyetur nga moderatorja Fjori Dardha nëse do ta lejonte Arbin të merrte pjesë në BBVIP, ai tha se në pozicionin ku është është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.
“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me çkanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.
Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë.
Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist”-tha babai i Arbër Hajdarit.
Pinknews
“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos
Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E teksa aktorja po ofendonte Françeska Muratin dhe të gjitha vajzat në shtëpi, konkurrenti ndërhyri duke i thënë: “Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh”.
Nga ana tjetër Egla e ofendoi Julin: “O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë”, ndërsa banori iu drejtua: “Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them”.
Ndryshe nga akorja, Juli u shpreh se masturbimi është një gjë e mirë dhe njerëzore.
Pjesë nga debati:
Françeska: Je një plake e keqe
Egla: Jeni thjeshtë të liga goca! Nuk është se parashikoni, jeni thjeshtë të liga
Françeska: Aaaa ok
Juli: Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh
Egla: Grua je ti? O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë
Juli: Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them
Egla: Ti je i shkrydhët shumë, nuk e ke kompleks. Ti në debat e sipër iu thua njerëzve shko e masturbohu. Ti se ke kompleks
Juli: Jo se kam
Egla: Ty të duket një gjë e mirë, një gjë njerëzore
Juli: Pse është e keqe?
Egla: Ik largohu
Pinknews
Deklarata: Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai, reagon Kejvina Kthella
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.
Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, e kryesisht ato të showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai’.
E për këtë, ish-banorja e Big Brother nuk mungoi me një shkrim të ndarë në InstaStory.
“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, nis postimi i biondes.“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, theksoi mes tjerash Kthella.
Pinknews
Beatrix Ramosaj në top formë, ekspozon linjat trupore
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga Florida ku shfaqet shumë atraktive.
E veshur me stil dhe elegancë në një fustan portokalli të guximshëm me prerje që thekson format e saj, Beatrix ka arritur të mbledhë vëmendjen e fansave të saj.
“E paharrueshme”, shkruan ajo krahas fotove.
-
Kronike5 hours ago
Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna
-
Kronike5 hours ago
“U kap nga kamerat e sigurisë”/ Cilat ishin lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve
-
Pinknews56 mins ago
Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen
-
Aktualitet4 hours ago
Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit
-
Shkrime14 hours ago
Ballkan/ Zoti na ruajt nëse hapet PANDORA
-
Kronike1 hour ago
‘Asaj ia digjte rrobat dhe fotografitë’/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej pa Ergysin me…
-
Aktualitet1 hour ago
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna
-
Horoskopi15 hours ago
Horoskopi javor 6-12 maj 2024; parashikimi për secilën shenjë