Connect with us

Aktualitet

Burri vrau ish gruan, e afërmja zbulon detaje: Kanë një gocë 4 muajsh

Njëra prej të afërmeve të familjes ku ndodhi krimi i rëndë në Tiranë ka bërë me dije se Ramazan Kuta dhe Alketa Hysa kishin rreth 8 muaj që ishin ndarë sepse autori i ngjarjes ishte i dhunshëm.

“Kanë 7-8 muaj që ishin divorcuar. Kanë një gocë të vogël 4 muajsh. Nuk di asgjë tjetër, unë kam parë në televizor dhe kam ardhur. Nuk na ka bërë vaki ndonjëherë kjo gjë, kemi qenë familje e madhe atje. Babain e vajzës e kam kushëri. Ai ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore, se ajo goca ka qenë shumë e mirë”- u shpreh njëra prej të afërmeve të familjes ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Advertisement