Aktualitet
VIDEO/ Momenti kur Dan Hutra mbërrin në Polici
Ky është momenti kur 40-vjeçari Dan Hutra mbërrin në Policinë e Tiranës rreth orës 19:55. Me pranga në duar dhe i shoqëruar nga dy efektivë policie, Dan Hutra u dërgua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë pas arrestimit në landfillin e Sharrës.
Hutra do të merret në pyetje për krimet e tij. Ai duket i qetë teksa shoqërohet brenda ambienteve të policisë.
Në Astir ai plagosi me thikë 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi. Më pas shkoi në zonën e Paskuqanit, aty ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij. Aty kreu masakrën. Vrau ish kunatën dhe të fejuarën e ish kunatit dhe plagosi ish partneren dhe nënën e saj. Më pas shkoi në Kamëz në shtëpinë e Etleva Kurtit ku e ekzekutoi 31-vjeçaren në oborrin e shtëpisë.