Connect with us

Kosova

‘Nuk le asnjë qershi pa e hangër’/ Deputetja e LDK ironizon dhe imiton Kurtin

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës ka ironizuar si dhe ka imituar kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kjo erdhi si rezultat i reagimit të saj ndaj Kurtit pasi ai i përmendi se në mesin e deputetëve që kanë votuar pro Asociacionit ishte edhe deputetja Musliu.

Ndërkaq, Musliu nga foltorja e kuvendit iu drejtua Kurtit duke i thënë se si ai vite më parë i reagonte pozitës në atë kohë për mbajtjen e seancave gjatë natës, kjo pasi seanca e jashtëzakonshme u mbajt deri në orët e vona të mbrëmjes.

“A t’kujtohet Albin kur vije e çojshe krahët si shqiponjë n’atë kohëdhe  thojshe –  ‘po mbani seanca natën’, keni frikë prej popullit, prej kujt po ikni. Ç’pate sot  Albin, dreqi t’hangt, nuk le asnjë qershi pa e hangër. As një qershi s’don me lan. Pse bre Albin? A bre Albin, bre Albin mos qofsha n ‘lëkurën tane!”- u shpreh Musliu.

Advertisement