Connect with us

Kosova

Karton i verdhë për opozitën në Kosovë/ Rohde iu kujton kush e solli Asociacionin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka paralajmëruar opozitën që të mos e shfrytëzojë temën e Asociacionit për lojëra të brendshme politike. Ai u bëri thirrje partive opozitare që ta mbështesin planin franko-gjerman, duke iu kujtuar atyre se partnerët më të ngushtë të Kosovës, qëndrojnë fuqishëm prapa këtij propozimi.

Ambasadori gjerman nuk harroi të theksojë se Asociacioni i ka mbetur në derë Qeverisë Kurti si “trashëgimi” nga qeveritë e kaluara, që sot janë të përfaqësuara në kuvend nga disa parti të opozitës.

Pak ditë më pare edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian.

Advertisement