Connect with us

Kosova

Viola von Cramon: Mos e humbi rastin për marrëveshjen

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se shpreson që në takimin e ardhshëm në Ohër, Kosova dhe Serbia ta nënshkruajnë marrëveshjen për Planin Evropian.

Eurodeputetja gjermane ka theksuar në Twitter se ky do të jetë një hap i madh drejt BE-së për të dy shtetet.

Ajo ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të mos e humbin rastin në Ohër, duke thënë se marrëveshja do të përshpejtojë integrimin euroatlantik dhe do të ofrojë një mundësi historike në rrugën e plotë drejt normalizimit dhe njohjes reciproke, duke thënë se pajtohet me këtë vlerësim.

“Shpresoj shumë që do të shohim nga të dyja vendet nënshkrimet në fund të javës së ardhshme në Ohër. Do të jetë një hap i madh drejt integrimit evropian për të dy vendet,” shkroi Von Cramon.

Advertisement