Connect with us

Pinknews

“Duhet të të vijë turp”/ Olta-Kiarës: Dole një njeri i ftohtë, por mbase kjo je ti!

Prej dy ditësh Luizi ka qënë me dhimbje koke, shqetësim që e ka shprehur disa herë në shtëpi. Gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, bëri që ai të ndërpriste lojën siameze.

Ka qënë Olta që është përkujdesur dhe e ka e pyetur herë pas here nëse kishte dhimbje apo jo.

Kiara jo vetëm që nuk tregoi përkujdesje për të, por e trajtoi situatën me humor, gjë e cila nuk i pëlqeu aspak Luizit.

Kjo situatë ka sjellë një përplasje mes Oltës dhe Kiarës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Olta: Ti mua po më thua që gjithë përkujdesjen që tregova për Luizin e kam bërë për lojë?

Kiara: Po.

Olta: Ty po të vjen keq pse unë u solla ashtu, se po të vjen turp nga vetja jote?

Kiara: Mua po më vjen turp nga vetja?!

Olta: Po! Duhet të të vijë turp, sepse ftohtësia dhe indiferenca  që tregove ti dje është për të ardhur turp. Ja bërë këtij çuni, që bëhet copa për ty.

Kiara: Ka faj Luizi që ta lejon ty të më thuash mua kështu.

Olta: Mua s’ma mbyll dot gojën njëri.Ty të vjen turp nga sjellja jote dhe tani më akuzon mua, duke më thënë që kam bërë lojë? Nuk është fare e vërtetë. Për herë të parë  kam bërë një gjë këtu komplet me emocion dhe tip po më akuzon mua për një gjë që e ke fajin vet. Nuk është faji im që dole një njeri i ftohtë, po mbase kjo je ti.

 

 

 

Advertisement