Pinknews
Olta dhe Luizi i gënjyen të gjithë? Biseda e hapur pas lojës siameze
Loja siameze bëri bashkë Oltën dhe Luizin, të cilët kanë pasur shumë debate me njëri-tjetrin por duket se gjithçka është bërë me urdhër të prerë. Në fund të lojës, i janë kthyer përplasjeve me njëri-tjetrin, aq sa Luizi nuk ka kursyer disa fjalë për Oltën dhe i tha se do e kishte hequr bluzën po të mos kishte urdhër të prerë. Ndërsa Olta u përpoq disa herë që t’i tregonte Luizit se nuk duhet të fliste më gjatë për diçka që është diskutuar vetëm brenda dhomës së rrëfimit.
“Kur kam qenë unë në pikën më të dobët më ke futur këmbën në fyt me më zhytur më poshtë. Bashkë me Amosin dhe Dean. Këto filmat, hi syve mund tí hedhësh njerëzve publikun se unë e du e unë ashtu. Si unë si ti nuk kishim b*thë me hequr bluzën se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza. Unë e kisha hequr në sekonda atë bluzë se nuk të duroj afër si nuk më duron edhe ti. Kiara flet me zemër, unë flas me tru”, tha Luizi.