Connect with us

Kosova

Serbia njeh Kosovën/ Daniel Serwer tregon se kur do ndodhë

Serbia tashmë de fakto e ka njohur Kosovën, por de jure ende jo. Kështu është shprehur eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer. Duke folur në një intervistë, ai ka parashikuar se Serbia do ta kalojë pengesën për njohjen e Kosovës, pas largimit nga pushteti të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu profesori amerikan e ka cilësuar si të dobët dhe pa përmbajtje marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e 18 marsit në Ohër.

Duke komentuar refuzimin e Vuçiqit për nënshkrimin e marrëveshjes për shkak të “vijave të kuqe”, Serwer parashikon që ndaj Serbisë nuk do të ketë sanksione nga ndërkombëtarët.

Ndërkaq, lidhur me pikën më të nxehtë të planit franko-gjerman (Asociacionin e Komunave me shumicë serbe), eksperti nuk sheh asnjë mundësi për një “asociacion” me pushtet ekzekutiv.

 

Advertisement