Aktualitet
Fenomeni ‘Luiz’, pse ky histerizëm kolektiv?
Mbrëmjen e djeshme u transmetua në Top Channel episodi i dytë i sezonit të dytë i emisionit të vëllezërve Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, ‘Më lër të flas’ sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.
Në mbrëmjen e djeshme tema e diskutimit me një panel të përbërë nga Enxhi Nasufi, Fjodora Fjora, Arjan Konomi dhe Bledi Mane, ka qenë në lidhje me fenomenin ‘Luiz’ dhe ‘histerizmin kolektiv’ në mbrojtje të këtij personazhi. Në lidhje me këtë temë anëtarët e panelit u shprehën se:
Enxhi: Media merr persona nga hiçi dhe i bën dikushi. Nëse ky format nuk do të ishte, Luizi nuk do të ishte. Me ‘Big-un’ po ‘ushqehet’ cilado media. Për sa kohë kjo ndodh, sigurisht ne që jemi pjesë e ‘Top Media-s’ do merremi. Pjesa tjetër po ‘hanë’ para në kurriz të këtij fenomeni, të Luizit, duke e mbrojtur dhe kur nuk është për t’u mbrojtur.
Fjodora: Këtë vit e ka bërë Luizi ‘Big Brother-in’.
Arjani: Është Luizi që bën ‘Big Brother-in’, po është dhe ‘Big Brother’ që bën Luizin. Po të mos ishte ai do ishte dikush tjetër, ndoshta më i famshëm se Luizi. Pse Luizi nuk e përmendi Kiarën në këngë? Se dhe nëse ndahen nuk ka pse e fshin këngën, klikimet dhe fitimet i merr. Sa më shumë të flitet ky format, ai është çelësi i suksesit. Nëse njerëzit janë kritikë, nuk është problem.
Bledi: Ky është një fenomen social, histerizëm kolektiv. Kemi ‘Luizianët’ nga jugu në veri. Kjo është një ‘shuplakë’ e madhe për të gjitha mediat. Më mirë dëgjojnë dallaveret e Luizit se Klodiana Lalën e Artan Hoxhën. Pasi shqiptarët dolën ‘bllof’ kur analizat e Luizit dolën të pastra u kapën te dashuria. Luizi deri dje në marrëdhënien që ka patur është konsideruar ‘dorë e dytë’, një krushqi e sforcuar. Është produkt i marrëdhënies që ka patur. Unë i kam bërë një këngë Kiarës kur kam qenë brenda shtëpisë. Do e këndoja unë, Armaldo dhe Nita. Po nuk ka dalë kënga, Kiarën realisht e doja shumë.