Rajon
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak takon Bislimin e Petkoviçin
I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, para takimit në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit është takuar me të dytë.
Përmes një postimi në Tëitter ai shkruan se vijon diksutimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Sot, jam duke pritur një takim dialogu në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështjet aktuale urgjente”, ka shkruar Lajçak.
Today, I’m hosting a Dialogue meeting on the level of the Chief negotiators in Brussels to discuss the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation and urgent current issues. pic.twitter.com/U9aflJ1PCm
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 4, 2023
Ndërkohë kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër, por nënshkrim nuk ka pasur.