Aktualitet
Një emër surprizë? Avokati i Berishës: Çfarë do mendoni nëse shfaqem si kandidat për Tiranën?
Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur një ide që ka tërhequr vëmendjen në prag të zgjedhjeve vendore të 9 majit, duke pyetur qytetarët e Tiranës se si do ta prisnin nëse ai do të kandidonte për kryetar bashkie nën siglën e Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjokutaj thekson se nuk ka ambicie për këtë post, por ironizon garën për kandidatin e opozitës, duke deklaruar se emri që do të zgjidhet duhet të jetë të paktën në nivelin e tij për besnikëri dhe standarde.
“Të nderuar tiranas! Çfarë mendimi keni nëse unë shfaqem si kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës? Në fakt nuk kam asnjë ambicie, por dua që kandidati të paktën të jetë një besnik dhe nivel si unë”, shkruan avokati.
Në fund të mesazhit, Gjokutaj u kërkon qytetarëve të besojnë te modeli dhe jo te emri, duke e shoqëruar postimin me një mesazh ironik për bashkëqytetarët e tij.