Politike
Gjyqi në Hagë/ Rama: UÇK s’do mundet nga padrejtësia
Kryeministri Edi Rama beson se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia. Në ditën e dytë të gjyqit që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, Rama e cilëson të pagëlltitshme që sheh udhëheqësit e luftës të akuzohen si kriminelë.
Rama ironizon edhe Zyrës e Prokurorisë Speciale që i referohet si organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh.
Postimin në Facebook e shoqëroi me një fotografi të Hashim Thaçit dhe një pjesë të fjalës së tij sot në Hagë, ku tha se e gjithë bota e di se Shtëpia e Verdhë s’ka ekzistuar kurrë.
“Bota tani e di, sot, si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe të gjithë shqipyarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr”, thoshte Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës.