Rajon
UÇK kriminale? – Dreçun: Kemi dorëzuar listen në Hagë
Kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi, Millovan Drecun ka folur sërish për nisjen e gjykimit të Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
Sipas tij, e rëndësishme ishte që aktakuza bazohej në ndalimet e paligjshme.
“Pikërisht këtu është kollaj të bëhet lidhja mes krimeve të kryera dhe kriminelëve,” – u shpreh z. Drecun në fjalën e tij.
Sipas tij, ishin identifikuar 159 burgje të paligjshme të UÇK-së, prej të cilave gjashtë ishin në territorin e Shqipërisë.
“E kemi dorëzuar listën te Zyra e Prokurorit, ku janë emrat e atyre që kanë formuar këto qendra ndalime, emrat e tyre që ishin ndaluar dhe të asaj se çfarë iu kishte ndodhur atyre, e po ashtu edhe për dëshmitarët potencialë.” – theksoi ai.
Sipas deputetit serb është e parëndësishme se sa shumë provohet që të dëshmohet se ky nuk është gjykim i UÇK-së, pasi që në aktakuzë karakterizohet si kriminale.
“Besoj që do të provohet se janë kryer krime të tmerrshme dhe që kjo organizatë jo vetëm që është terroriste por edhe kriminale, ashtu si i gjithë tregimi i shtetit të vetëquajtur të Kosovës shtrihet mbi këto krime të tmerrshme që janë kryer,” – përfundoi Drecun.