Connect with us

Kosova

‘Digjet’ Ohri/ BE në merak nga flakët e Veriut

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se disa zhvilime në Veri të Kosovës janë shqetësuese.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se BE-ja pret nga Kosova dhe Serbia që të fokusohen në normalizimin e marrëdhënieve.

Në lidhje me këtë, Lajçak ka treguar për takimet e tij dhe një sërë bisedash të cilat i kishte kryesr për të informuar faktorët ndërkombëtarë për dialogun Kosovë-Serbi.

“Kam pasur takime dhe biseda telefonike produktive me partnerët tanë në terren, duke kuptuar më mirë gjendjen shpirtërore dhe zhvillimet në veri të Kosovës. Diskutova çështjet e sigurisë me komandantin e KFOR-it dhe me Përfaqësuesen Speciale të Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën dhe Shefen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, – ka shkruar Lajçak.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër më 18 mars, ndonëse nuk është nënshkruar. Por Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të marrëveshjes, përfshirë edhe mos pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Advertisement