Bota
Tërmeti në Turqi/ Bilanci i përkohshëm, 12 të vdekur dhe 419 të plagosur
Rritet numri i vikimave në Turqi. Deri më tani nga tërmeti që ka goditur Turqinë, janë raportuar 12 viktima dhe mbi 419 të plagosur.
Ndërkohë lëkundjet e tërmetit në Turqi janë ndjerë në Stamboll, Izmir, Çanakkale, Denizli dhe Bursa.
Ndërsa vendi që u ndjeh më shumë tërmeti dhe u raportuan viktima dhe të plagosur është rajoni Izmir.
Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.
Deri më tani në Turqi janë regjistruar 12 viktma dhe 419 të plagosur.
Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja. Ndërsa në Greqi janë raportuar 9 të plagosur dhe dy fëmijë të vdekur.