Politike
Berisha akuza Ramës: Mafia në krye të pushtetit
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Delvinë së bashku me kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ku po prezantojnë kandidatin e koaliconit “Bashkë Fitojmë”, Ilir Mehmetin.
Gjatë fjalës së tij, Berisha lëshoi akuza në drejtim të qeverisë Rama, ndërsa theksoi se ai vepron me mafian duke shatërruar vendin.
“Të dashur miq të mi, është nder i madh të paraqes sot para jush njërin nga bijtë tuaj më të mirë. Njërin nga qeveritarët tuaj më të sprovuar vendor, më me eksperiencë. Dua të paraqes këtu Ilir Mehmetin si kandidat për kryetar bashkie. Ndaj Ardi Veliut rëndojnë dosje pafund. Ai është edhe më zi. Në Sarandë Ardit Cikuli, një kandidat i mrekullueshëm, njëri serioz ka për karshi të deleguarin e bandave të Durrësit, famozit Alket Hysenit. Famëziu Alket Hyseni, i cili përveç grabitjes dhe plaçkitjeve bëri gjithçka që t’i bëjë me pallate eksponentët e Rilindjes. Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund. Fatmir Shero ka përball përfaqësuesin e Rilindjes, që do të bëjë Pazar. këtu ka një rrezik madhor që është mafia. Shkoni në Ksamil, po ndodh një masakër e paimagjinueshme. Mafia, e ka thënë bukur Faik Konica; zoti e mbroftë Shqipërinë nga shqiptarët, dhe e ka pasur parasysh këtë ditë. S’ka pushtues që të sillet në këtë mënyrë ndaj një vendi, siç po sillen këta qeveritarë.”, tha Berisha.