Connect with us

Shkrime

Kujdes nga minat/ Lajçak paralajmëron shpërthime në dialog

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se rruga e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është e minuar.

Nga Vjena, ku u diskutua për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar se duhet të shmanget shkelja në mina nga ana e Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vucic

“Kemi një rrugë drejt normalizimit. Por kjo rrugë është e minuar dhe ne duhet të shmangim të shkelim në ndonjë nga ato. Sepse kjo mund të çojë në eksplodimin e gjithë procesit.” – ka thënë Lajçak gjatë diskutimit të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Austriak për Paqe.

Media serbe ‘Blic’ raporton se Lajçak po në këtë konferecë ka thënë se procesi për normalizimin e marrëdhënive që ka filluar nëshkurt, do të vazhdojë.

Ai ka deklaruar se situata në Kosovë është e tensionuar dhe ka pak besim reciprok.

“Vendimi i serbëve për t’u larguar nga institucionet e Kosovës në nëntor krijoi një vakum serioz në veri, i cili ende ekziston. Kur u ngritën barrikadat në dhjetor, ne ishim shumë, shumë afër dhunës dhe gjakderdhjes.” – ka thënë aemisari europian, i cili gjithashtu ka dhënë edhe disa detaje nga takimi në Ohër më 18 mars, ku u pranua aneksi i zbatimit të marrëveshjes.

“Vuçiç nuk ka mundur të pranojë asnjë ceremoni në të cilën Serbia dhe Kosova trajtohen në mënyrë të barabartë dhe Kurti nuk pranon asnjë ceremoni ku të trajtohet ndryshe nga Vuçic.” – ka shpjeguar Lajcak.

Këto deklarata te Lajcak vijne ne nje kohe kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen më 2 maj në Bruksel.

Në agjendë do të jetë draft-Statutit për Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe si dhe deklarata për personat e pagjetur.

Dhe teksa Kurti ka thënë se është gati për takimin më 2 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka deklaruar se “nuk ka vendosur ende” nëse do të marrë pjesë në takim, ku ka shtuar kërkesën e tij për formimin e Asociacionit nga Kosova.

 

Advertisement