Connect with us

Rajon

Shpatullat pas muri/ Drecun thotë se duhet presion ndaj Albin Kurtit

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun, tha se kur është fjala për Beogradin, sigurisht që ekziston mundësia për një marrëveshje dhe përparim në dialogun me Prishtinën, por se është Kosova ajo që përfaqëson problemin dhe se pa presion të fortë nga perëndimi do të jetë shumë e vështirë të arrihet deri te formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

Ai tha për Tanjug se Beogradi insiston në arritjen e marrëveshjes dhe për këtë arsye është hartuar drafti i statutit të Zajednices, që është pika më e rëndësishme në arritjen e progresit në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por që Albin Kurti me manipulime politike po ben cdo gje për të shmangur formimin e asociacionit, siç ishte përcaktuar me marrëveshjen e parë të Brukselit.

 

Advertisement